Çfarë është dhe pse ndodh fenomeni Baader-Meinhof?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Edhe nëse nuk keni dëgjuar kurrë për fenomenin Baader-Meinhof shanset janë që ta keni përjetuar, ose së shpejti do ta përjetoni. Shkurtimisht, fenomeni Baader-Meinhof është një paragjykim i frekuencës. E thënë ndryshe, ti vëren diçka të re, e cila mund të jetë një fjalë, një racë qeni, një stil i veçantë shtëpie,  pothuajse çdo gjë. Papritur, ti je i vetëdijshëm për atë gjë kudo.

Shpjegimi i fenomenit (ose kompleksit) Baader-Meinhof

Të ka ndodhur të dëgjosh një këngë për herë të parë dhe më pas e dëgjon kudo që shkon?

Nëse kënga sapo ka arritur numrin 1 në top lista dhe po luhet shumë, ka kuptim që po e dëgjon shumë. Por nëse kënga rezulton të jetë e vjetër dhe vetëm së fundmi e ke marrë vesh, mund të jesh duke përjetuar fenomenin Baader-Meinhof, ose të perceptimit të frekuencës.

Fenomeni Baader-Meinhof, ose efekti Baader-Meinhof, është kur ndërgjegjësimi yt për diçka rritet. Kjo te bën të besosh se në të vërtetë po ndodh më shumë edhe nëse nuk është kështu.

Pse po të mashtron truri yt? Mos u shqetësoni. Është krejtësisht normale. Truri juaj thjesht po përforcon disa informacione të marra rishtazi. Emra të tjerë për këtë fenomen janë: iluzioni i frekuencës, iluzioni i fundit ose paragjykim selektiv i vëmendjes.

Edhe pse shpesh është i padëmshëm, ka raste që mund të jetë problem. Nëse keni kushte të caktuara të shëndetit mendor, si skizofrenia ose paranoja, paragjykimi i frekuencës mund t’ju bëjë të besoni diçka që nuk është e vërtetë dhe mund t’i përkeqësojë simptomat.

Pse ndodh?

Fenomeni Baader-Meinhof shfaqet fshehurazi, kështu që zakonisht nuk e kupton.

Mendo për gjithçka që je i ekspozuar në një ditë të vetme dhe do kuptosh se nuk është e mundur të zhytesh në çdo detaj.

Truri ka për detyrë të vendosë se cilat gjëra kërkojnë fokus dhe cilat mund të filtrohen, ndaj ai mund të injorojë lehtësisht informacionet që nuk duken jetike për momentin dhe këtë e bën çdo ditë.

Kur je i ekspozuar ndaj informacioneve krejt të reja, veçanërisht nëse të duken interesante, truri i merr parasysh.

Këto detaje janë potencialisht të destinuara për skedarin e përhershëm, kështu që do të jenë në qendër për një kohë të caktuar./revistawho.com

You may also like