Çfarë do ndodhë nesër në selinë blu? Hoxha del me thirrjen e fortë për Lulzim Bashën

by admin
Spread the love

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Indrit Hoxha ka folur për zhvillimet që pritet të ndodhin ditën e nesërme në selinë e PD, teksa është vendosur edhe data e fundit për largimin e Lulzim Bashës nga zyra.

Edhe vetë Hoxha ka treguar se ka mundësi që Basha edhe mund të mos e lirojë vullnetarisht selinë por gjithsesi miqësisht Hoxha e ka këshilluar që Basha të mos e lërë fundin e tij politik në dorë të anëtarëve të PD.

Deklarata e Hoxhës:

“Lëvizja e zotit Berisha ngjall shpresën e demokratëve. Gjatë katër muajve unë i kam parë demokratët më të motivuar se kurrë.

Unë dyshoj që zoti Basha nuk do e lirojë zyrën e tij por në datë 8 janar kandidatët dhe mbështetësit e PD-së kanë të gjithë të drejtën morale dhe ligjore për të kryer punën e një përmbaruesi dhe ta nxjerrin Bashën nga zyra.

Unë i bëj thirrje zotit Basha që ka ftesë ta lirojë zyrën në mënyrë paqësore dhe të vullnetshme sepse nuk do jete e mirë për të që fundi i tij politik ta marrin në dorë anëtarët e PD.”– tha Hoxha.

You may also like