Çfarë do ndodhë me luftën Rusi-Ukrainë? Spartak Ngjela bën parashikimin

by admin
Spread the love

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin ‘Pikat mbi i’ u ndal tek sulmet ruse në Ukrainë.

Gjatë fjalës së tij avokati Ngjela u shpreh se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të mund ta pushtojë dot Ukrainë.

Ai theksoi se kjo situatë është me tepër problem politik, dhe se sipas tij Putin nuk ishte i përgatitur se do të kishte një qëndrim të tillë nga Ukraina.

“Si do të fitojë atje? Do të vrasë Ukrainën? Si mendoni ju se nuk e di ai që ka përgjegjësi. Çfarë do të bëjë do të sheshojë qytetet? Ky është problem politik. Që të zhvillohen bisedimet duhet të japë ok SHBA”, tha Ngjela, ndërsa shtoi:

“Këtu problemi është bërë i qartë, atij i është thënë se keni cënuar Ukrainën. Prokuroria e Hagës e ka thënë. Deri tani di që ai ka bërë krim dhe kush nuk e di këtë është fatkeqësi për të . Fakti që është në krim ndërkombëtar, ka rënë brenda, se si do të dalë nuk e di. Problemi qëndron se lufta nuk është ndaluar. Kur kërkohen bisedime ndalohet…dhe kur të mbarojë lufta dhe të bëhen bisedime të shohim, a do t’ja çojë faturën apo jo. Prokurori i Hagës tha se ka plotësuar për Hagë, çështja qëndron se ai nuk e mposht dot Ukrainën… është shtet shumë i madh. Ai mendoi se do ta prisnin me lule…Ai e ka bërë krimin se çdo të bëjnë fuqitë e mëdha dhe ukrainasit kjo është punë e tyre…Ai nuk e merr dot…Edhe Hitleri nuk u ndal, por u pa se si përfundoi. Se kush do ta ndalë dhe të merret në konsideratë atëherë do të flasë SHBA. A do ta hapë frontin e dytë Uashingtoni? Këtu është fjala…Rusvelti hapi frontin e dytë dhe atëherë ra Gjermania”.

You may also like