Çfarë dihet për uzinën Azovstal të Mariupolit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Fati i qytetit ukrainas të Mariupolit qëndron në fabrikën e hekurit dhe çelikut në Azovstal, një kompleks i madh që përfshin katër milje katrorë në cepin juglindor të qytetit port.

Forcat ukrainase janë konsoliduar rreth fabrikës dhe vazhdojnë t’i rezistojnë sulmeve ruse, por një komandant ukrainas e ka quajtur situatën “kritike”.

Sipas Major Serhii Volyna, komandant i Brigadës së 36-të të Veçantë Detare të Ukrainës, uzina e çelikut është “plotësisht e rrethuar”.

“Janë rreth 500 ushtarakë të plagosur, është shumë e vështirë t’u ofrohet kujdes mjekësor. Ata fjalë për fjalë po kalben,” tha ai për CNN-in të martën.
“Ka civilë në territor. Ata po vuajnë edhe nga shpërthimet pranë tyre. Ata [rusët] përdorin bomba të rënda ajrore kundër nesh dhe godasin me artileri”.

Zyrtarët thonë se qindra civilë janë strehuar në bodrumet e uzinës, e cila më parë punësonte 10,000 njerëz — dhe një zyrtar i policisë së Mariupol i tha CNN-nit se furnizimet me ushqim dhe ujë po pakësoheshin mes bombardimeve të rënda.

Një video e shpërndarë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës duket se tregon dhjetëra fëmijë dhe familje që janë strehuar atje prej javësh. Pas shqyrtimit të mijëra fotove dhe videove të fabrikës së çelikut, muret e strehës duket se përputhen me muret e bodrumeve të uzinës së çelikut të lyer me ngjyrë gëlqereje.

Volina bëri thirrje për ndihmë nga një vend i tretë për të siguruar një rrugë evakuimi, si me varkë ose helikopter, për të çuar trupat dhe civilët në siguri.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një fjalim video të martën se forcat ruse po bllokojnë rrugët e evakuimit nga Mariupoli.

Ndërkohë, Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës publikoi një përgjim të komunikimit të një komandanti rus të njësisë tokësore, i cili tha se avionët rus po planifikonin të “nivelonin gjithçka në tokë” rreth fabrikës.

Mariupoli, i vendosur në juglindje të Ukrainës, është shënjestruar rëndë nga forcat ruse gjatë luftës për shkak të pozicionit të tij strategjik në brigjet e Detit Azov.

Marrja e saj do t’i lejonte Rusisë të krijojë një urë të vazhdueshme tokësore nga Donbasi në Krime, gadishulli që ajo aneksoi ilegalisht nga Ukraina në 2014-tën.

Duke folur për CNN-in javën e kaluar, Zelensky tha se askush nuk e di se sa civilë kanë vdekur në Mariupol.

“Disa mijëra, dhjetëra mijëra u detyruan të evakuohen në drejtim të Federatës Ruse dhe ne nuk e dimë se ku janë, ata nuk kanë lënë asnjë gjurmë dokumenti,” tha ai.

Rruga Press

You may also like