Çfarë ardhmërie ka ky shtet me terroristë në qeveri? – Shqip

by admin
Spread the love

Erdhën për ta shënuar ditën kur ata konsiderojnë se e kanë fituar betejën për Kalanë e Tetovës në luftën e 2001-shit, e u grindën mes vete.

Invalidi i luftës së vitit 2001 nga radhët e “Branitellave”, Aco Stojanovski ka folur për media menjëherë pasi kreu i “Dinjitetit”, Stojanço Angellov e kreu deklaratën për media, informon Shqip. Ai akuzoi pushtetin për diskriminim, sipas tij, të branitellave dhe policëve që kanë marrë pjesë në mbrojtje të vendit në vitin 2001.

“Po flisni për ardhmërinë… Çfarë ardhmërie kur terroristët i keni në Qeveri? Dikur partia “Dinjiteti” angazhohej që terroristët mos të jenë në Qeveri, e sot kanë koalicion me ata. Kjo është një turp për Maqedoninë! Turp”, tha invelidi i luftës Aco Stojanovski.

E Kryetar i partisë “Dinjiteti” doli për të thënë se ata e kanë fituar secilën betejë ku kanë pasur urdhër për të luftuar.

“Ne, ‘mbrojtësit’ e Maqedonisë në vitin 2001 fituam në secilën betejë ku patëm urdhër që të luftojmë. Humbën politikanët, humbën politikanët e atëhershëm të pavendosur që ranë nën presionin e fortë të Komunitetit ndërkombëtar”, tha Stojanço Angellov nga partia “Dinjiteti”.

Por nga përvoja e mëvonshme, Angellov thotë se ndoshta është më mirë që ka ndodhur kështu, për shkak se lufta mundej që të përhapet dhe pasojat të jenë shumë më të mëdha./KlanMacedonia

You may also like