Çështja e Fatmir Mediut, gazetarja e njohur bën deklarata të bujshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Çështja ndaj Fatmir Mediut është rikthyer sërish në Gjykatën e Lartë. Avokati Ardian Visha ka bërë rekurs në këtë shkallë gjykimi ku kërkon të rrëzohet vendimi i Gjykatës së Apelit, i cili i dha të drejtë SPAK të rihetojë ish-ministrin e Mbrojtjes për çështjen Gërdeci.

Gazetarja Anduena Llabani në një intervistë për MCN TV tha se në rekursin e dorëzuar nga përfaqësuesi ligjor i Mediut, avokati Visha, mes të tjerash gjenden ngjashmëri mes arsyetimit të vendimit me temën e diplomës së një studenti në Leçe të Italisë.

Kjo sipas Llabanit është thembra e Akilit për sa i takon mbrojtjes, ndërkohë që shtoi se dhe vetë Mediu e ka cilësuar këtë si të paprecedentë.

Pjesë nga intervista:

Anduena cilat janë argumentet që ka përdorur avokati Visha në rekursin e tij?

Llabani: Pritej që strategjia e mbrojtjes të ishte në një afat brenda 45 ditës, por është dorëzuar sot kërkesa për rekurs për hetimin e Mediut. Rekursi ka qenë gati 54 faqe dhe ajo që bien ë sy është se strategjia e mbrojtjes është goditje ndaj krimit dhe korrupsionit në Apel. Bëhet fjalë për një skandal sepse është e ngjashme me një temë diplome të vitit 2003 të një studenti në Lece. Kjo është thembra e Akilit për sa i takon mbrojtjes dhe vetë Mediu e ka cilësuar këtë si të paprecedentë.

Kjo do ishte hera e parë?

Llabani: Kjo do ishte hera e parë që një gjykatë dikton një temë diplome të vitit 2003.

Ndërkohë, po Gjykata e Posaçme e Apelit, si e ka argumentuar rrëzimin e vendimit të shkallës së parë dhe kalimin e dosjes në SPAK?

Llabani: Në arsyetimin ligjor thuhet se nuk është shqyrtuar. Nëse do të pranohet kërkesa nga GJ dhe nuk do pranohet rekursi nga GJL Mediu do hetohet me prova dhe fakte të reja.

Një tjetër çështje e ndjeshme është edhe ajo e emërimit të anëtarëve të rinj të SPAK nga ana e KLP. Cilat janë zhvillimet e fundit dhe sa kandidatura kemi aktualisht në garë?

Llabani: Vetëm dje dhe sot është njoftuar për 3 kandidatë, tre prokurorë janë kandidatë për radhët e SPAK. Në prokurorinë e posaçme janë 13 prokurorë dhe numri mund të shkojë në 15-17. Elvin Gokaj, nga prokuroria e Durrësit, Alfred Shehu nga prokuroria e Elbasanit dhe Sonila Muhametaj nga prokuroria e Tiranës. Gokaj e ka kaluar vetingun, por është cilësuar si i paaftë dhe duhej të kryhej 1 vit magjistraturë, ndërkohë sot është kandidat për SPAK. Shehu është një nga prokurorët që ka bërë shumë hetime.

You may also like