Çështja e Ervis Martinajt “nxeh” gjakrat në Komisionin e Sigurisë, shpërthejnë demokratët: Të vij Gledis Nano këtu

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputetët e PD në Komisionin e Sigurisë, Ferdinand Xhaferi, Flamur Noka dhe Ervin Salianji kanë kërkuar që ish-Drejtori i Policisë Gledis Nano, të dëshmojë për bisedën që ai ka bërë me oficerin Jeton Lami, rreth Ervis Martinajt.

Kërkesa e deputetëve të PD është refuzuar nga ana e deputetëve të mazhorancës, edhe pse neni 36 i rregullores së Kuvendit ju jep të drejtën anëtarëve të opozitës që të thërrasin ish-Drejtorin e Policisë në një seancë dëgjimore kur ata mbledhin 1/3 e firmave në Komision.

Deputetët demokratë kërkojnë që ish-Drejtori Nano të thotë se çfarë bisedoi me Jeton Lamin pas arrestimit të këtij të fundit, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Ervis Martinajt, duke e shoqëruar atë në rrugë në mënyrë që të mos e ndalonte patrulla e policisë.

You may also like