Çerkfinalja Reali M – Atletico M finale para finales – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në“Estadio de Mestalla” takohen Valencia –  Athletiko Bilbao

Sonte në stadiumin “Santiago Bernabéu” me fillim nga ora 21:00 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Mbretit do të përballen dy skuadrat madriliene Real Madridi me Atletico Madridin.

Skuadra e Realit  në këtë takim do të paraqitet me katër mungesa duke përfshirë emrat e Lucas, Carvajal, Hazard dhe Tchouameni, kurse nga skuadra e Simeones do të mungojë vetëm Llorente për shkak të problemeve muskulare.

Sipas të gjitha  gjasave  dy ekipet në kë të ndeshjet  në fushë do të zbresin me këto formacione:

Real Madrid: Thibaut Courtois; Nacho, Éder Militão, Antonio Rüdiger, Ferland Mendy; Federico Valverde, Toni Kroos, Luka Modric; Marco Asensio, Karim Benzema,  Vinicius.

Trajner Carlo Ancelotti

Atletico Madrid: Jan Oblak; Nahuel Molina, Mario Hermoso, Stefan Saviç, De Paul, Reinildo, Koke, Thomas Lemar; Antoine Griezmann, Álvaro Morata, Ángel Correa.

Trajner Diego Simone

Drejtësinë në kë ndeshje të çerekfinales  mes dy slkuadrave të madridit do ta ndaj arbitri César Soto Grado , Ndeshja  fillon në orën 21:00.

Ndërkaq në stadiumin “Estadio de Mestalla” të Valencias po në kuadër të çerekfinales së Kupës së Mbretit me fillim në orën 20:00,  do të përballen Valencia – Athletiko Bilbao.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like