Çerekfinalet e garave europiane për klube – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Superndeshje në Champions, Europa e Conference League

Për shkak të emrave të skuadrave të çifteve çerekfinaliste të Champions League, pritet që ndeshjet të jenë me shumë emocione.

Manchester City – Bayern është sdfida e shumëpritur. Pep Guardiola përballë ish-skuadrës së tij, më e mira për vite me radhë në Bundesliga.

Real Madrid do të ndeshet me Chelsea, ndërsa një derbi i vërtetë italian do të jetë Milan-Napoli. Inter duket disi më e favorizuar, por Benfica mund të rezultojë një grackë për zikaltrit.

Në Europa League do të luhet një sfidë që përban shumë inate brenda, Feyenoord-Roma. Janë finalistet e edicionit të parë të Conference League, ndeshje që u luajt në Tiranë, trofeu u fitua nga italianët.

Juventus – Sportin Lisbona dhe Manchester United-Sevilla janë dy sfida të tjera me skuadra pretendente për trofe.

Bayer-Leverkusen duket më e favorizuar pasi do të ketë përballe Union Saint-Gilloise, skuadër nga Belgjika, për hërë të parë në këtë garë dhe për herë të parë në këtë nivel.

Në Conference League, Fiorentina favorite ndaj Lech Poznan. Edhe Ëest Ham që pretendon trofeun në çerekfinale do të përballet me Gent. Anderlecht-Alkmar dhe Bazel -Nice janë dy çiftet e tjera në garë.

Tv Klan

You may also like