Celtic tregon forcën përballë Kilmarnock, kampionët e Skocisë fitojnë me goleadë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Celtic tregon forcën e tij edhe në stadiumin “Rugby Park”, ku ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 vendasit e Kilmarnock, në një sfidë që është transmetuar live në kanalet Oversport në platformën Tibo.

Kampionët e Skocisë mbyllin historinë e kësaj ndeshjeje që në pjesën e parë, pasi arrijnë të shënojnë tre gola në portën e vendasve. Në pjesën e dytë Celtic shënon edhe 2 gola të tjerë dhe fiton sfidën me rezultatin 5-0.

Pas këtij triumfi miqtë ngjiten në vendin e parë në renditjen e Premier Ligës skoceze në kuotën e 9 pikëve (po aq sa rivalët e Rangers) pas 3 ndeshjeve të luajtura në kampionat. / Oversport.tv

You may also like