Çelja e negociatave me BE, Varhelyi “hap garën” mes Shqipërisë dhe RMV-së: Kush ofron rezultate, anëtarësohet i pari

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka rikthyer debatin rreth përshpejtimit të procesit të zgjerimit të BE-së. Komisioneri europian i zgjerimit Oliver Varhleyi pohoi për Euractiv se situata e krijuar së fundi ka injektuar energji të reja në vullnetin e bllokut për zgjerim.

“Ndoshta është ndikimi i vetëm pozitiv i luftës së Rusisë në Ukrainë, sepse e kthjelloi diskutimin rreth zgjerimit si dhe kapacitetin absorbues të BE-së. Ne europianët tani jo vetëm e kuptojmë, por jemi gati ta realizojmë këtë, sepse Europa nuk do të gëzojë siguri, stabilitet dhe prosperitet pa u integruar plotësisht Ballkani Perëndimor.”– tha Varhelyi.

Komentet e tij erdhën pasi krerët e BE-së i dhanë në muajin qershor Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit si një sinjal solidariteti në përgjigje të agresionit rus, ndërsa këtë muaj shtetet anëtare ndezën dritën jeshile për çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pasi Shkupi zgjidhi mosmarrëveshjen e zvarritur me Bullgarinë anëtare fqinje të BE-së, edhe Shqipërisë iu hap rruga për negociatat e anëtarësimit. “Durimi i saj, tani po shpërblehet”.

Shqipëria me Maqedoninë e Veriut tregoi duke lënë të kuptuar kuptuar se vendet tona anëtare donin që të dyja ato të ecnin përpara. Tani megjithatë, Shqipëria mund të vazhdojë vetë. I gjithë procesi i zgjerimit bazohet tek meritat dhe tani gara është e hapur, kush ofron rezultate i pari, do të anëtarohet në fillim.”-tha Varhelyi.

You may also like