Celine Dion s’do të këndojë më

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Celine Dion nuk do të këndojë më në publik. Sëmundja e saj po përkeqësohet dhe ajo nuk mund të dalë më as nga shtëpia.

Këtë e ka zbuluar faqja amerikane “Radar online” duke cituar burime të afërta me yllin, e cili prej disa kohësh po lufton me sindromën paralizuese të “personit të ngurtë”.

55-vjeçarja tani është aq e dobësuar sa që urren të largohet nga shtëpia qoftë edhe për një kohë të shkurtër dhe nuk ka plane të rikthehet në turin, datat e të cilit i anuloi në maj.

Disa javë më parë, motra e yllit, Claudette rrëfeu në një intervistë se Celine po përpiqej të gjente ilaçe efektive për të trajtuar sëmundjen e saj të rrallë autoimune.

Këngëtarja kanadeze po vuan nga një sëmundje e rrallë e njohur si “sindroma e personit të ngurtë”. Ajo është një neuropati e rrallë që prek sistemin nervor qendror, por shkakton ngurtësi progresive të muskujve dhe spazma kryesisht në trung dhe në bark.

You may also like