Celine Dion anulon turin në Amerikën e Veriut, ja arsyeja

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur Celine Dion njoftoi anulimin e një pjese të turneut “Courage” në Amerikën e Veriut për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore.

“Unë me të vërtetë shpresoja se do të isha gati të dilja përsëri në skenë tani, por e shoh se duhet të jem më e duruar,” shkroi ylli i muzikës në Twitter.

Këngëtarja, shfaqjet e së cilës duhej të shtyheshin për shkak të pandemisë, tashmë kishte anuluar koncertet e planifikuara në Las Vegas midis nëntorit 2021 dhe shkurtit 2022.

Dion kishte planifikuar të rifillonte turneun e saj në Denver më 9 mars dhe të performonte në gati 15 qytete të SHBA-së dhe Kanadasë deri më 22 prill.

Dhe këto koncerte tani janë anuluar për shkak të shëndetit të këngëtares, e cila vuan nga spazma të rënda dhe të vazhdueshme të muskujve “të cilat e pengojnë atë të këndojë në skenë” dhe kërkon më shumë kohë nga sa shpresonte”, thuhet në një deklaratë.

Celine Dion kishte dhënë 52 koncertet e para të turneut përpara fillimit të pandemisë në Mars 2020.

Koncertet e pjesës evropiane të turneut Courage mbeten sipas planit. Ato pritet të nisin më 25 maj në Birmingham të Britanisë së Madhe.

“Do të jem shumë e lumtur kur të gjej sërish shëndetin tim, pandemia do të jetë pas nesh dhe unë do të kthehem në skenë”, tha diva kanadeze.

You may also like