Celina paralajmëron Irlandën e Veriut: Ndeshje e fortë, mos u çuditni po ju mundëm

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Krah trajnerit Giresse, në konference për shtypin foli edhe Bersant Celina. Mesfushori i Kasimpasa në Turqi deklaroi se Irlanda e Veriut nuk duhet të çuditet nëse mposhtet nga Kosova.

“Jemi përgatitur gjatë tërë javës për këtë ndeshje. Do të jetë një duel shumë i vështirë, por ne jemi të gatshëm dhe të kënaqur të jemi pjesë e kësaj ndeshjeje të fortë. Do të tentojmë të japin më të mirën tonë dhe të marrim një rezultat të favorshëm”, është shprehur fillimisht Celina. “Nuk do të jetë aspak lehtë, pasi Irlanda e Veriut është ekip agresiv. Megjithatë, edhe ne kemi synimet tona dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën në fushë”.

Celina theksoi se presioni është mbi Irlandën e Veriut në këtë ndeshje, duke pasur parasysh se është në kërkim të fitores së parë në Ligën e Kombeve.

“Ndoshta jemi ekip i vogël dhe shumë nuk kanë dëgjuar për ne. Mirëpo, Irlanda nuk duhet të çuditet nëse mposhtet prej nesh. E dimë që po ashtu në këtë ndeshje do ta ketë edhe përkrahjen e madhe të tifozëve dhe kjo i vështirëson edhe më shumë gjërat për ne. Pres një ndeshje të fortë dhe emocionuese, synimi është të marrim rezultat të favorshëm”.

Tri ditë pas ndeshjes me Irlandën e Veriut, Kosova e mbyll edicionin e tretë të Ligës së Kombeve ndaj Qipros, në “Fadil Vokrri”./Super Sport


Top Channel

You may also like