Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

by admin
Spread the love

Zakonisht, në hapsirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë atë që nuk besojnë, japin dorëheqjen. Kryekomisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nuk u soll kështu. Ndonëse deklaroi se sipas tij Berisha është shumicë në PD, ai e bëri fare të qartë se të drejtën e përfaqësimit në zgjedhje do ti’a japë kryetarit të dorëhequr prej një viti, Lulzim Bashës. 

Ka dy arsye se përse ai e mori këtë vendim. E para sepse dilemën morale mes të drejtës dhe asaj që e urdhërojnë, ai e ka vrarë që kur drejtonte KQZ-në fillim vitet dymijë. Tjetra edhe më e rëndësishme, sepse ai është i ndërgjegjshëm që nuk do të drejtojë një garë elektorale në kushtet e një sistemi të lirë dhe të ndershëm.

Lexo më tej:


Spjegimi i Celibashit/ Tre skenarët se çfarë mund të ndodhë me vulën e PD 

Pikërisht në sfondin e këtij aspekti të dytë duhet parë maratona qesharake që po zhvillohet për vulën e përfaqësimit të PD-së, etapa e së cilës ndaloi këtë të enjte mbi zyrën e kryekomisionerit të zgjedhjeve. 

Po të qëmtohet dinamika mbi një vjeçare, del e qartë se ka pasur një strategji të mirë menduar për të lënë të papërfaqësuar në zgjedhje opozitën reale të vendit. Drejtësia e re, në tre drejtime paralele, punoi që kjo të ndodhte. Gjykatat zvarritën në maksimum, sidomos me vendimin e fundit të apelit që e ktheu çështjen nga fillimi, procesin se kujt i takon vula e PD-së. Me një akt arbitrar ato nuk pranuan ta regjistronin Berishën si kryetar të PD. Nga ana tjetër, një proces paralel, ai me padinë e një ish konkurenteje për të çregjistruar Bashën e dorëhequr, u shty në kalendat greke. Por kjo drejtësi e paaftë për të dhënë zgjidhje, nuk do të qe e tillë pa frymëzim politik. Disa javë më parë, kryeministri i vendit tha se aq i bënte, nëse futej në zgjedhje pa opozitën. Shefi i qeverisë dhe shumicës parlamentare, që është përgjegjës edhe për ekuilibrat socialë, barazinë para ligjit dhe paqen në vend, deklaroi nga studioja e “Opinion” se detyra e tij ishte vetëm që ti prezantonte një program sa më të mirë zgjedhësve, pavarësisht se kush garon si alternative ndaj tij. Ky sinjal ishte një mesazh i qartë për rrugën që duhej ndjekur. Në shërbim të saj u vunë edhe disa instrumenta opozitarë, të cilët edhe më parë kishin dhënë shenja të bashkëpunimit me Ramën, kur votuan zgjatjen e mandatit të komisionerëve të vettingut, apo kur prodhuan ligje për nxjerrjen e armiqve të autokratit rilindas nga politika. Ata i mbajtën gjallë të gjitha alibitë për vonesat e gjykatësve duke bërë padi dhe duke u paraqitur pranë KQZ-së, madje dhe me çmimin qesharak të rikthimit për një ditë të vetme të ish kryetarit të dorëhequr, për ti përfaqësuar para Celibashit.

Estrada e vulës/ Minoranca në PD regjistrohet në KQZ si partia e Bashës 

Në këtë kuptim, po i pe të veçuar të gjithë kanë alibinë e tyre. Alibeaj & Co pretendojnë se janë në të drejtën e vet të ngrejnë padi për një vendim që s’u pëlqen. Rama po ashtu, i lan duart kur thotë se gjykatat janë të pavarura. Gjykatësit gjejnë një mijë e një kleçka juridike për të zvaritur një çështje që zgjidhet për 5 minuta, atë se cila është shumica reale në PD. Celibashi bën shejtan budallain sikur s’ka ç’i bën letrave që i kanë sjellë mbi tryezë (dhe kerkoi rifirmosje dokumentacioni nga Baha ndoshta per tia percielle topin KAZ-t dhe Kolegjit Zgjedhor). Kështu, veç e veç të gjithë janë të justifikuar, por po ti mbledhësh së bashku të gjithë rezultojnë pjesë e një koalicioni për organizimin e zgjedhjeve pa opozitë reale. 

Jorida Tabaku: Basha është e shkuara e PD, duhet parë nga e ardhmja 

Dhe kjo strategji që bazohet gjoja në mosfunksionimin e pafajshëm të sistemit prodhon atë paradoksin që Iliriian Celibashi e përmblodhi së fundi në një fjali: “Unë e di që shumicë është Berisha, por për kryetar më duhet të njoh Bashën”. Natyrisht, formalisht ai mund të ketë të drejtë. Gjykata e Tiranës i ka sjellë një shkresë, ku ende lider i opozitës rezulton i dorëhequri i marsit të shkuar. Por, në kuptimin moral dhe politik, ai bashkë me këtë pranon se do të jetë arbitri i një gare, ku së paku njëri prej konkurentëve kryesorë do të garojë në kushte të pabarabarta. 

A mund të quhen normale zgjedhje të tilla? Do të mjaftonte vetëm ky fakt, ku pushteti favorizohet në raport me rivalin e vet kryesor, për ta varrosur që tani 14 majin. Por, po të mendosh pastaj, se me të njëjtën mendësi dhe në të njëjtin mjedis të ngjashëm do të zhvillohen krejt lokalet e 2023, kuptohet më lehtë se rrugës do të dalin edhe Celibashë të tjerë, të pafajshëm, për të justifikuar një rezultat të paracaktuar.    

©lapsi.al      

You may also like