Çela: I gjeta çunat e inatosur dhe kjo më ndihmoi, s’ka mbaruar asgjë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Emiljano Çela u shfaq i kënaqur pas fitores që Kastrioti mori kundër Dinamos, por tekniku e di mirë që asgjë nuk ka mbaruar. Pas ndeshjes së sotme ai deklaroi: “I kam kërkuar të jetë gjithnjë në ekuilibër, i kishim studiuar mirë lojtarët e dinamos. Edhe ata luajtën mirë, por nuk ishin agresivë në metrat e fundit dhe kjo edhe për meritë tonën.

Në zonë jemi të fortë me Selmanin dhe Didën dhe gjithçka që përgatitëm doli, pastaj është edhe fati se ndeshja ndryshon nga momenti në moment. E menaxhuam, ishim në ekuilibër dhe falë Zotit ia dolëm.

“Nuk kemi siguruar asgjë, kemi një kundërshtar me lojtarë dhe trajner të mirë si Egnatia. Duhet të shmangim Play-Off, do të bëhet një garë e bukur dhe e fortë. Të qëndrojmë me këmbë në tokë, këta çunat në javët e para kanë qenë të ofenduar nga rezultatet. Jo nga persona të veçantë, por nga ajo që nuk po arrinin, gjeta çuna të inatosur dhe kjo më ndihmoi”, tha Çela në “Gol pas Goli”

“Djemtë janë treguar profesionistë dhe jashtë pune jemi miq e flasim për çdo problem. Ka qenë shumë e rëndësishme kjo pjesë, kemi punuar shumë. Kemi bërë analiza profesionale dhe jam i kënaqur. Është edhe fat kur të ndjekin lojtarët”, përfundoi trajneri i Kastrioti, Emiljano Çela. / oversport.tv

You may also like