Çela bëhet optimist: Skuadra po rritet javë pas jave, jam i kënaqur me merkaton

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Kastriotit, Emiliano Çela ka folur për Oversport në emisionin “Ti Bo Gol” pas barazimit përballë Erzenit.

“Nga ndeshja e sotme jam i kënaqur, sepse pashë një ekip të ekuilibruar, që kishte lojën në kontroll. Patëm disa probleme me linjat e ndërmjetme, qoftë me top qoftë pa top. Jam i kënaqur, sepse gradualisht po gjejmë ekuilibër edhe në mbrojtje edhe në lojë. Sot na mungoi lojtari që jepte shkëndija, që krijonte raste një kundër një. Ishim në sulm, por nuk rrezikuam.

I kënaqur me Blerjet e reja? Po patjetër. Sot kishim 2 mesfushorë të rëndësishëm si Hasani dhe Mehmeti. Bëmë disa zëvendësime me lojtarë të rëndësishëm. Gradualisht këta lojtarë do futen në grup dhe hap pas hapi të gjejmë formacionin më të mirë.

Mungon finalizuesi? Kemi afruar Gabriel, që na ka pëlqyer, por ka vetëm 4 ditë në Shqipëri. Ka nevojë për kohë dhe ambientim. Ndoshta nuk është në formën optimale, por do ta shohim javë pas jave.

Prisni më nga merkato? Jam i kënaqur me këta lojtarë mund të bëjmë një kampionat shumë të mirë”, ka thënë Çela. / Oversport.tv

You may also like