Çekiçi: Ta harrojmë fitoren e parë me Islandën! Nations League, shans për Europianin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Endri Çekiçi ka bërë një sezon të mirë me Konyaspor në Turqi dhe tashmë ka fituar edhe një vend në kombëtare. I ftuar nga trajneri Reja për sfidat e Nations League ndaj Islandës dhe Izraelit, mesfushori nga Pogradeci ishte sot në konferencë për mediat.

“Që kur u transferova te Konyaspor, Cikalleshi e Bytyqi më kanë ndihmuar shumë. E nisëm mirë dhe vazhduam ashtu deri në fund. Shpresonim për vendin e dytë, por ishte sukses edhe vendi i tretë”.

“Kampionati turk është më i fortë se ai slloven. Po të shikosh emrat që luajnë aty, mjafton për të treguar sa i fortë është. Jam përmirësuar shumë në aspektin fizik. Për Shqipërinë kam qenë gjithmonë gati. Kur je në fushë kushdo jep maksimumin”.

“Islanda? Kanë kaluar dy vite nga ajo fitore 4-2 me ata. Është ndeshje e re, duhet përqendrim dhe të harrojmë atë që ka kaluar”.

“Përjashtimi i  Rusisë na e ka bërë më të lehtë grupin. Dy kundërshtarët kanë pak a shumë të njëjtin nivel. Duhet të futemi për vendin e parë. Kemi shumë lojtarë të mirë dhe kemi besim se mund t’ia arrijmë qëllimit”.

“Nëse dalim të parët në grup, na jep mundësinë të kualifikohemi më lehtë në Europianin e radhës. Vendi i parë duhet të jetë objektivi kryesor. Kemi lojtarë që luajnë në klube të mëdha, janë mësuar me presionin dhe nuk do të jetë problem”.

“Bare dhe Laçi janë lojtarë të rëndësishëm. Kemi Gjasulën, Asllanin, Bajramin e të tjerë. Duhet të japim maksimumin. Ata do na bashkohen në grumbullimin e radhës. Në këto dy vitet e fundit ka qenë i njëjti grup. Harmonia në grup do të jetë pika jonë më e fortë”. / oversport.tv

You may also like