Çekiçi shënon gol spektakolar në minutat e fundit – ia dhuron fitoren Konyasporit

by admin
Spread the love

Endri Çekiçi ka arritur të shënojë gol në kampionatin Turk, në  ndeshjen mes Kanyaspor dhe Atalyaspor, takim i vlefshëm për javën e 17-të.

Sulmuesi shqiptar shënoi gol në minutat shtesë të ndeshjes 92’, një gol spektakolar që i dha 3 pikë shumë të rëndësishme Konyaspor, me sfidën që përfundoi me shifrat 1-0.

Një goditje e zgjuar që e çoi topin në cepin e portës, e bëri të pavlefshme hedhjen e portierit kundërshtar duke e parë topin të ndalej në rrjetë. Ai festoi duke hequr fanellën, çka bëri të ndëshkohej edhe me karton të verdhë.

Në këtë ndeshje janë aktivizuar edhe dy shqiptarë të tjerë, sulmuesi Sokol Cikalleshi dhe Zymer Bytyçi.

Me fitoren e sotme Kanyaspor arrin 33 pikë duke blinduar kështu vendin e dytë, në tabelën e klasifikimit.

You may also like