Çekia gjen trajnerin e ri, ja kush do e drejtojë skuadrën në Europian

by admin
Spread the love

Republika Çeke ka zyrtarizuar trajnerin që do të drejtojë ekipin në EURO 2024 dhe ai është Ivan Hasek.

Lajmi është bërë i ditur Federata Çeke e Futbollit përmes një komunikate zyrtare, ku theksohet se bashkëpunimi mes palëve do të zgjasë deri në fund të kualifikueseve të Botërorit, me opsion rinovimi në rast kualifikimi në play-off ose në fazën finale.

“Është një nder i madh për mua. Do të bëj gjithçka që kombëtarja të jetë e suksesshme jo vetëm në Kampionatin Evropian, por sigurisht edhe në Botëror. Dëshira për të shkuar në kampionatin botëror si trajner është diçka që do të më shtyjë përpara tani”, deklaroi tekniku çek.

PANORAMASPORT.AL

You may also like