ÇEKI – Presidenti Pavel kërkon futjen e vendit në zonën euro

by admin
Spread the love

PRAGË, 2 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti çek, Petr Pavel ka shfrytëzuar fjalimin e tij të parë të Vitit të Ri që nga marrja e detyrës për të bërë thirrje për futjen e euros në vendin e tij.

”Ka ardhur koha që ne të fillojmë të ndërmarrim hapa konkretë që do të çojnë në përmbushjen e këtij angazhimi”, tha presidenti 62-vjeçar.

”Për një vend me një ekonomi të hapur dhe të orientuar nga eksporti, i cili ndodhet në qendër të Evropës, monedha e përbashkët është e ardhmja logjike”, theksoi ai.

Çekia ka monedhën e saj, korunën.

Praga mori një angazhim për të adoptuar euron kur u bashkua me BE-në, pothuajse 20 vjet më parë, por nuk u caktua asnjë kornizë kohore.

Qeveria liberalo-konservatore e kryeministrit Petr Fiala nuk ka arritur ende të bie dakord për një datë për t’u bashkuar me euron.

Megjithatë, një ndryshim i ligjit që hyri në fuqi në fund të vitit u lejon kompanive që gjenerojnë pjesën më të madhe të xhiros në euro të mbajnë llogaritë e tyre në këtë monedhë.

Dhoma e Tregtisë e vendit thotë se shumë kompani të mëdha gjithsesi faturojnë njëra-tjetrën në euro./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like