Çdo shofer para se të nisë punën duhet të bëjë kontrollin e autobusëve

by admin
Spread the love

Për aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, për Edicionin Special ka folur Musë Rexha, vozitës autobusësh në Suedi.

Ai ka thënë se çdo shofer duhet të bëjë një kontroll teknik para se të nisë udhëtimin.

“Çdo shofer para se të nisë punën duhet të bëjë kontrollin e autobusëve, së pari gomat me një çekan të madh duhen të kontrollohen, pastaj timoni e freni i dorës, fshisat e kështu me radhë. Ne kemi të drejtë të ngasim katër orë e gjysmë e pastaj shoferi tjetër, po0r ka përjashtime kur ke të drejtë të vozitësh 11 orë në javë por atëherë zgjatet edhe pushimi:, ka thënë Rexha.

Ai tha se dyshon se shoferi i tragjedisë se Bullgarisë ka pësuar sulm në zemër, pasi tha se një ngjarje e ngjashme kishte ndodhur edhe me një koleg të tij.

“Dyshoj që shoferi ka pësu sulm kardiak, para se t’i godetë mbrojtëset e rrugës. Bazohem në këtë teori pasi e kemi pasë një rast të ngjashëm me një nga kolegët e mi, ku ka pasur një sulm kardiak, kështu që e tërë pesha bie mbi pedalen e gazit:, ka shpjeguar ai.

Një ndër shkkatarët sipas tij është edhe mosrespektimi i rregullave nga ana e shoferëve.

You may also like