Cassano sulmon Inzaghin: Interi të gjejë trajner tjetër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Antonio Cassano sulmon Inzaghin vetëm pak ditë pas triumfit në Superkupën e Italisë, me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Milanit. Interi zhgënjeu në shtëpi, pasi u mposht me rezultatin minimal 0-1 nga Empoli në “San Siro”, duke dalë jashtë garës për titull.

Me 13 pikë më pak se Napoli kryesues, kur ka mbetur edhe gjysma e kampionatit, duket e vështirë që Inzaghi me të tijtë të shpresojnë ende. Këtë konfirmon edhe Antonio Cassano, që tregohet i ashpër në kritikën e tij me trajnerin Simone Inzaghi.

“Humbja me Empolin ishte e papritur, por edhe zhgënjyese për Interin, Nëse të mungon një identitet preciz, nuk mund të presësh gjithmonë që një individ të të zgjedhë situatën. Për mua, ky sezon i zikaltërve është një dështim. Interi dhe Juventusi kanë organikën më të mirë në kampionat, ndaj zikaltrit nuk mund të justifikohen vetëm me zonën Champions.

Ne flasim për vështirësitë e Piolit, por ai atë organikë ka dhe nuk mund të kritikohet. Ndërsa Inzaghi po, pasi edhe me 10 futbollistë, i kishte shanset të fitonte ndaj Empolit. Menjëherë pas kartonit të kuq, hoqi një sulmues për një mbrojtës, duke tërhequr skuadrën. U zgjua shumë vonë dhe nuk mund të riparonte më dëmet.

Kaloi në një 5-1-3 të çuditshëm dhe të çrregullt. Mendoj se në korrik Interi duhet të gjejë një trajner të ri, pasi Inzaghi nuk më bind aspak”, u shpreh Cassano.

Inzaghi në qendër të kritikave

Simone Inzaghi mori drejtimin e Interit në verën e 2021-shit. Që atëherë ka arritur të fitojë një Kupë Italie dhe dy Superkupa Italie, megjithatë në sezonin aktual ka përfunduar shpesh në qendër të kritikave.

Zëvendësimet duket se janë një pikë e dobët e teknikut zikaltër, që tashmë ka edhe faktet kundër. Janë jo të rralla rastet kur Interit i ka ikur fitorja nga duart, pikërisht për faktin se zëvendësimet e Inzaghit kanë sjellë kaos në fushë. Përveç Cassanos, edhe shumë tifozë zikaltër nuk e kanë kursyer trajnerin në rrjetet sociale.


Top Channel

You may also like