Cassano: Balotteli sulmuesi më i fortë italian, Mancini ta marrë në kombëtare

by admin
Spread the love

Mario Balotelli shënoi pesë gola me fanellën e Adana Demirspor kundër Goztepe të dielën e shkuar dhe mori vëmendjen e të gjithëve. Një koment në lidhje me të e ka bërë edhe Antonio Cassano, në “Bobo TV”.

“I kam dërguar një mesazh Marios dhe i thashë se është vërtetë i çmendur. Askush nuk e ka vënë në dyshim se çfarë mund të bëjë. Jam i bindur se sulmuesi më i fortë italian është ende ai.

Montella më tha se këtë vit nuk ka anashkaluar asnjë seancë stërvitore. Ai është bërë serioz, profesionist.

Mario ka bërë një kampionat të mrekullueshëm. Nga shtatori duhet të jetë në kombëtare. Mancini e njeh atë më mirë nga të gjithë. Ai është një djalë shumë i mirë”, ka thënë Cassano. / oversport.tv

Foto: Adana Demirspor Kulubu, Facebook

You may also like