Carrie puthet me një burrë (që nuk është Mr. Big) dhe “Sex and The City” u bë prapë interesant

by admin
Spread the love

Paparacët kanë fotografuar sërish brenda setit të ‘And Just Like That’, por këtë herë do donin mos e kishin zbuluar detajin më të papritur të serialit. Carrie është duke u puthur me dikë tjetër. Fansat menjëherë pas publikimit të fotove janë çorientuar dhe mezi po presin të marrin vesh kush është roli i  zotërisë në serial.

Nga shkrepjet e paparacit kuptohet që çifti po ecën dhe flasin bashkë para se të ndahen dhe aktori, Jon Tenny e puth.

Sarah Jessica Parker na ka treguar edhe me postime, po aq sa mediat se Mr. Big do jetë në këtë sezon dhe gjërat do të jenë mirë mes tyre. Por gjithë çfarë paskemi parë deri tani nuk është as gjysma e historisë së vërtetë të çiftit.

Fansat do duhet të presin deri në dhjetor për fillimin e serive të ‘Sex and The City’./revistwho.com

You may also like