Carrick tregon pse e la në stol Ronaldon ndaj Chelseat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Michael Carrick do jetë në krye edhe për ndeshjen e radhës ndaj Chelseas.

Pas fitores ndaj Villarreal, Man United i ka besuar stolin Carrickut edhe për derbin anglez, derisa marrëveshja me Ralf Ragnick është gjithmonë e më afër të kompletohet.

Por, formacioni titullar i Man Unitedit ndaj Chelseas bëri befasinë, pasi ylli Cristiano Ronaldo ishte në stol.

Carrick ka pranuar se ka biseduar me portugezin për këtë ndryshim dhe tha se futbollisti e ka pranuar.

“Disa ndryshime për të ringjallur energjinë. Martial dhe Van de Beek, Cristiano Ronaldo gjithashtu janë në stol. Kisha një bisedë të mirë me Cristianon dhe ishte i madh”.

“Është vendim për skuadrën, nuk duhet të bëjmë ndonjë dramë. Të gjithë ata që kanë dalë nga ekipi kanë qenë të mrekullueshëm përreth vendit – përfshirë Cristiano dhe ka mbështetur djemtë”, tha shkurtimisht ai.

Ndërkohë, përballja e ‘zjarrtë’ zhvillohet në “Stamford Bridge” me fillim nga ora 21:00.

You may also like