Carragher zbulon se Messi e quajti atë “gomar” pasi kritikoi transferimin e tij te PSG

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lionel Messi la gjatë verës klubin ë fëmijërisë, Barcelonën, për të kaluar te Paris Saint Germain.

Shumë e kritikuan Leon për këtë vendim, dhe kishte nga ata që edhe e mbështeten.

Në mesin e atyre që e kritikuan ishte legjenda e Liverpool, Jamie Carragher.

Ai zbuloi në Sky Sports, ku është komentues i rregullt i ndeshjeve të Premierligë, një situatë që kishte ndodhur pasi argjentinasi nënshkroi me PSG-në.

Jamie Carragher tregoi se Lionel Messi e quajti atë “gomar” pasi ai konsideroi  se shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk ishte një nënshkrim i zgjuar për Paris Saint-Germain.

“Ishte ditë e hëne dhe mora një mesazh në Instagram, ai më quajti gomar”. “Messi e pa programin e së hënës dhe shpresoj që është duke e shikuar edhe programin e së premtes sepse Messi të dua shumë. Je lojtari më i mirë it ë gjitha kohëve dhe nëse krahasohem me ty, atëherë po, jam gomar”.

You may also like