Carovska: E dëgjojmë zërin e nxënësve dhe bashkërisht krijojmë arsim gjithëpërfshirës dhe cilësor

by admin
Spread the love

Ministria e Arsimit dhe Shkencës me përkushtim punon në krijimin e arsimit më cilësor dhe më të kapshëm për çdo fëmijë, theksoi ministrja Milla Carovska në video paraqitjen me të cilën e uroi Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve – 20 Nëntori.

“Sot kur e shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dua të përmend se kemi një qëllim të vetëm – të sigurojmë arsim i cili do të mundësojë që fëmijët tanë, nxënësit dhe nxënëset të rriten në qytetarë dhe qytetare të cilët kanë mësuar t’i përdorin njohuritë për zhvillim personal dhe shoqëror. Në atë drejtim janë edhe reformat të cilat nënkuptojnë përmirësim të kushteve për mësim në shkolla, por edhe programe të reja mësimore, të bazuara në të menduarit kritik dhe të vlerave, siç janë respektimi i të drejtave të njeriut, toleranca, multukulturalizmi dhe uniteti”, tha Carovska.

Ministrja tha se pandemia na vendosi para shumë sfidave, por MASH ndërmori hapa konkretë me të cilat do të parandalohet vonesa dhe kthimi prapa në sistemin arsimor, por edhe do të mbrohet shëndeti mental i nxënësve.

“Jam e vetëdijshme se të gjithë kalojmë përgjatë një periudhe shumë të rëndë të pandemisë, për çka MASH punon me përkushtim në përforcimin e shërbimeve profesionale në shkollat që të përgjigjen në kërkesat e juaja për mbrojtje të shëndetit mental. Bëjmë përpjekje maksimale për vazhdimësi që shkollat të mbeten të sigurta dhe të hapura”, tha Carovska.

Theksoi se është e lumtur që filloi zbatimi i proceseve reformuese në arsimin fillor dhe me këtë u përshpejtua modernizimi i sistemit arsimor.

“E dëgjojmë zërin e fëmijëve dhe tentojmë të ndërtojmë arsim gjithëpërfshirës dhe cilësor. Investojmë në të rinjtë, investojmë në shkencë dhe krijojmë bazë të fuqishme të shoqërisë e cila kujdeset për të gjithë dhe shoqëri e rritjes ekonomike dhe zhvillimit. Urime 20 Nëntori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Qëndroni të shëndoshë dhe të sigurt në shkolla dhe mos hiqni dorë nga ëndrrat e juaja!”, tha Carovska në urimin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 20 Nëntori.

You may also like