Cara: U befasova kur u gjenda i vetëm në zonë, fitore e sakrificës

by admin
Spread the love

Heroi i Partizanit në Gjeorgji, autori i golit të vetëm të sfidës kundër Saburtalo, ka thënë për Oversport pas ndeshjes se ishte shumë i gëzuar që arriti të vulosë këtë takim.

“Kjo fitore ka vlerë sepse Saburtalo është një ekip i fortë, që kishte shumë përgatitje fizike. Na vunë në vështirësi, por jam i kënaqur që fituam.

U befasova kur u gjenda i vetëm në zonë dhe arrita të shënoj atë gol, që na dha një fitore të rëndësishme.

Ne analizuam kundërshtarin dhe unë duhet të ndihmoja skuadrën edhe në fazën mbrojtëse”, ka thënë sulmuesi i “demave” për të dërguarin e Oversport në Gjeorgji, Gentjan Alinani.

You may also like