Capital T është lodhur që ia përmendin Adrolën dhe flet një herë e mirë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

U bë një kohë e gjatë tashmë që Capital T dhe Adrola Dushi përfliten për një lidhje. Edhe pse dyshja i kanë mohuar lajmet, zërat kanë vazhduar prandaj reperi ka vendosur të flasë një herë e mirë i ftuar në “Më lër të flas”.

Capitali zbuloi se nuk është në një lidhje dashurie. “Trim, a je aq trim sa të pranosh që je i lidhur?”, e pyeti Romeo.

“Nuk kam të dashur. S’jam i lidhur. Jam single. Jam super trim për këto tema”, u përgjigj artisti.

Capitali u shpreh se është lodhur që ia përmendin Adrolën në çdo emision sepse ai dhe modelja janë miq shumë të mirë por vetëm kaq. Ai e përshëndeti nga ekrani modelen dhe tha se është e mrekullueshme.

“E përshëndesim Adrolën! Nuk e di pse u bë gjithë ky tension, por me Adrolën jemi shokë shumë të mirë. Gjithë nëpër emisione ma përmendin vetëm Adrolën, Adrolën, Adrolën…jo se nuk e meriton se është e mrekullueshme, por ne jemi shokë”, tha reperi.

You may also like