Çanta e të dashurës i shpëton jetën, makina shtypet nga guri gjigant (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përmbytje të mëdha dhe shkatërrime ka sjellë në Kaliforni gjatë ditëve të fundit stuhia nga Paqësori. Shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar edhe rrëshqitje toke e rënie gurësh në disa zona.

Mes shumë personave të prekur nga kjo stuhi është edhe Mauricio Henao, i cili fatmirësisht është gjallë, ndërsa makina e tij është shkatërruar thuajse tërësisht pasi një gur ra mbi të vetëm pak sekonda pasi ai ishte larguar nga automjeti.

Ai e kishte parkuar makinën e tij rrëzë një kodre, ndërsa po qëndronte brenda. Për fatin e tij të mirë i erdhi një telefonatë nga e dashura, e cila i tha se kishte harruar çantën në makinë dhe i kërkoi t’ia kthejë në shtëpi.

“Shkova në shtëpi dhe menjëherë dëgjova një zhurmë të madhe. Dola jashtë dhe pash makinën që ishte shtypur nga një gur i madh”, tregon Henao.

Fatmirësisht, asnjë person nuk u lëndua, ndërsa gurët e rënë nga kodra dëmtuan disa makina që ndodheshin të parkuara në atë zonë.

You may also like