Cannavaro: Nuk më pëlqeu derbi, Napoli mund të fitojë titullin

by admin
Spread the love

Fabio Cannavaro ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ku ka folur për derbin e Milanos:

“Nuk më pëlqeu derbi, loja e skuadrave nuk më pëlqeu. Interi kontrolloi ndeshjen, por pa luajtur mirë, u qetësua dhe Milani arriti të përmbysë sfidën me dy goditje prej kampioni të Giroud. Falë këtij rezultati, padiskutim që kampionati u hap”.

Pas fitores së Milanit, edhe Napoli mund të besojë tek titulli kampion: “Po të isha Spalletti do të rishikoja me skuadrën derbin për tu karikuar. Për të kuptuar se diferencat nuk janë të mëdha dhe se mund të ndiqet një ëndërr.

Jam i lumtur për skuadrën e qytetit tim dhe besoj se Napoli i ka të gjitha mundësitë për të fituar titullin kampion”, ka thënë mes të tjerash ish-mbrojtësi i famshëm. / Oversport.tv

You may also like