Camavinga i shtohet listës së të lënduarve tek Reali

by admin
Spread the love

Real Madridi përveç se nuk arriti t’i marrë pikët e plota ndaj Atletico Madridit, në derbin lokal iu shtuan edhe disa gajle tjera.

Derbi lokal përfundoi 1:1 në “Santiago Bernabeu”.

Para nisjes së ndeshjes u lëndua Vinicius Junior, e tani listës së të lënduarve iu shtua edhe futbollisti, Eduardo Camavinga.

Francezi raportohet se ka pësuar lëndim në gju.

Pas ndeshjes ka folur ka folur trajneri Carlo Ancelotti.

“Nuk më kanë thënë asgjë, por duket si goditje”, tha ai.

Camavinga ka disa kohë që vuan nga shqetësimi në gjurin e djathtë, ai që e mbajti jashtë fushës për gati dy muaj dhe në të cilin duhet të mbajë një fashë në ndeshje dhe në stërvitje.

Ai pritet t’i shtohet listës të lënduarve te Realit pas Vinicius, Alaba, Militao dhe Courtois.

You may also like