Callejon largohet nga Serie A pas 9 vitesh, është zyrtarisht shok ekipi me Uzunin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas 9 vitesh në Serie A, Jose Maria Callejon i ka dhënë lamtumirën kampionatit italian të futbollit. Sulmuesi i cili u largua nga Fiorentina pasi i përfundoi kontrata ka firmosur me klubin e tij të ri.

Ai do të rikthehet në Spanjë me ekipin e Granadas. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se Callejon ka firmosur një kontratë 1-vjeçare.

Kështu, Callejon i bashkohet Myrto Uzunit te Granada. Ai rikthehet në Spanjë pas 9-vitesh, ndërsa u transferua në vitin 2013 nga Real Madridi drejt Napolit. Callejon ka luajtur edhe për Fiorentinën në Serie A, ndërsa në Spanjë më parë është aktivizuar edhe me Espanyolin. /oversport.tv

Foto: ACF Fiorentina, Facebook

You may also like