Calja rikuperon dëmtimin/ Kthehet në stërvitje, gati për në botërorin e peshëngritjes

by admin
Spread the love

Nga botërori në botëror, Briken Calja kampioni i botës në peshëngritje ka kaluar thuajse 12 muaj pa asnjë rezultat e medalje të rëndësishme duke mbyllur një edicion të errët, kjo për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në qafë gjatë kampionatit kombëtarë.

Megjithatë tashmë problemi fizik është hedhur pas krahëve dhe këtu Shtërmen ai ka rifituar gjendjen e tij optimale.

Briken Calja, peshëngritës:

“Kam kaluar gati një vit larg gatishmërive të mija për shkak të dëmtimit që pata, tashmë e kam hedhur pas krahëve dhe jam në formën time më të mirë. Do të shohim deri në fund por synimi do të jetë sërish medalja botërorit”.

Po cilat janë ngarkesat që zhvillohen këto seanca të kulmit të përgatitjes fizike për Caljen?

Briken Calja, peshëngritës

“Ngarkesat ditore shkojnë nga 15 në 25 ton dhe kështu zhvillohet përgatitja deri 45 ditë përpara Botërorit kur fillon teknika”.

Në fund Briken Calja kampioni i botës në peshëngritje ka komentuar edhe nderimet e shpërblimet që morën bashkësportist të tijë si Luiza Gega kampionia e Europës në atletikë, Florian Markut apo apartamentët që morën dy mundësi nga me origjinë çeçn për titullin kampion bote të Abakarov dhe Dudaev.

Briken Calja, peshëngritës:

“Më vjen mirë për ata sepse çdo gjë arrihet me punë, unë kam mbi 20 vite karrierë dhe nuk më ka falur askush asgjë. Nuk kam ndonjë zili sepse gjithmonë ka një herë të parë shpresoj të vazhdohet kështu”.

Kampionati botëror i peshëngritjes në këtë edicion zhvillohet në Kolumbi nga datat 5 deri më 16 dhjetor.


Top Channel

You may also like