Calhanoglu: Fitorja kundër Napolit është e rëndësishme për ecurinë e Serie A

by admin
Spread the love

Një nga lojtarët e Interit që ka punuar më së shumti gjatë periudhës së Botërorit, është padyshim Hakan Calhanoglu. Ky i fundit foli për “Corriere della Sera”, për pritshmëritë e zikaltërve në pjesën e mbetur të sezonit dhe përballjen e rëndësishme me Napolin me 4 janar.

“Do të jetë ndeshje vendimtare që do të na bëjë të kuptojë shumë për pjesën e mbetur të kampionatit. Ne luajmë në shtëpi dhe fitorja do të ishte shumë e rëndësishme. Po e përgatisim në mënyrën e duhur, e shoh mirë ekipin.” – tha fillimisht mesfushori turk.

“Duam të tregojmë se çfarë kemi brenda. Ne besojmë në rikthimin, nëse rifillojmë me të njëjtën cilësi të ndeshjeve të fundit para pushimit mund t’ia dalim. Dua të jem edhe më i rëndësishëm për Interin. Këtu ata më ndihmuan menjëherë dhe më bënë të ndihem i qetë. Drejtori sportiv nuk më ka telefonuar ende për të negociuar rinovimin e kontratës. Shpresoj të më thërrasë.”

Të fitoj është një nga ëndrrat e mija, këtë vit besoj në Champions League. Unë e respektoj Milanin, kam një marrëdhënie të mirë me Piolin, Maldinin dhe Massaran. Për mua kjo është e kaluara, tani mendoj vetëm për Interin dhe për finalen e Superkupës.” – përfundoi Hakan Calhanoglu. /oversport.tv

You may also like