Caktohen datat dhe oraret, kur do të rikuperohen ndeshjet e Serie A

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tashmë ka marrë formë zyrtare edhe rikuperimi i ndeshjes midis Udineses dhe Salernitanës. Gjithçka e ka bërë publike Lega Serie A, ndërkohë që publikoi edhe datat dhe oraret se kur do të luhen ndeshjet e rikuperimit.

Kështu të mërkurën e 20 prillit do të rikuperohet ndeshja e parë midis Udineses dhe Salernitanës. Takimi do të startojmë në orën 18:00. Katër ndeshjet e tjera do të rikuperohen më 27 prill.

Për rrjedhojë, të mërkurën më 27 prill do të luhen fillimisht ndeshjet Fiorentina-Udinese dhe Salernitana-Venezia. Të dyja këto takime do të startojnë në orën 18:00.

Më pas do të ketë vend edhe për dy ndeshjet e tjera që do të rikuperohen në një orar të ndryshëm nga ai që jemi mësuar të shohim shpesh për ndeshjet e Serie A. Në orën 20:15, Bologna do të presë në shtëpi Interin, ndërsa Atalanta do të përballet në Bergamo kundër Torinos. /oversport.tv

You may also like