Cafu: Neymar është i zëvendësueshëm, Brazili do të fitojë Botërorin

by admin
Spread the love

Dikur nuk reshte së vrapuari dhe buzëqeshja se bashku me çamçakëzin ishin portreti i tij i pandryshuar, shpesh i konsideruar si mbrojtësi i djathte me i madh i te gjithë kohërave.

Behet fjale për Cafu, legjenda e Brazilit, Milanit dhe Romes, 2 here kampion bote, i cili në një intervistë të fundit komenton performancën e kombëtares së tij në këtë kampionat botëror dhe shanset që ka “Seleçao” e drejtuar nga Tite për ta fituar trofeun.

Për Cafu viti 2022 ka qene vërtet emocionues pasi Milani i tij u shpall kampion në Itali kurse Roma triumfoi në Conference League:

“Po ka qene një vit fantastik, tani mungon vetëm qe Brazili te fitojë botërorin si qershia mbi torte.” E nis intervistën e tij si gjithnjë i buzëqeshur Cafu, i cili me tej flet më konkretisht për pritshmëritë që ka për “Seleçaon” në “Katar 2022”.

“Mendoj se Brazili ka një skuadër të fortë dhe të kompletuar në të gjitha repartet, po dëgjoj shume të flitet për Neymar dhe faktin që do të mungojë ne dy ndeshjet e radhës. Padyshim është njëri prej lojtarëve tanë më të mirë, di të bëjë diferencën dhe të shpik aksione për gol, por nuk mendoj se do të ndikojë mungesa e tij”, vijon Cafu.

“Nëse do të bëja një krahasim me botërorin e vitit 2018, në atë vit ne shpresonim vetëm te Neymar, ishte lojtar shumë deciziv sepse mungonin alternativat e të njëjtit nivel.

Sot Brazili ka në stol lojtarë luksi, Antony, Gabriel Jesus, Rodrigo, Martinelli, janë të gjithë lojtarë ofensivë që mund ta zëvendësojnë Neymar.

Me pëlqen gjithashtu fakti qe Brazili po vijon të ruaj traditën, dhe kjo skuadër po i tregon botes se si luhet futbolli brazilian. Kam besim se ata mund ta fitojnë botërorin”, mbylli fjalën e tij legjenda e Brazilit. /oversport.tv

Foto: cafu2, Instagram

You may also like