Bytyqi: Të gjithë miqtë evropianë na japin mirënjohje për atë që kemi arritur deri më tani

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sfidat energjetike janë të përbashkëta – tonat, të rajonit, të Evropës, ndërsa zgjidhja e tyre kërkon një qasje të përbashkët, planifikim të përbashkët dhe veprime të përbashkëta, porositi sot zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi përmes një video mesazhi.

Ai përcolli përshtypjet nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Kishinjev të Moldavisë, por edhe pritshmëritë e aktorëve kryesorë politikë në BE, të cilët, siç thotë, nga Maqedonia e Veriut presin përgjegjësi maksimale për vendimin e shtetarit që duhet ta sjellim në periudhën e ardhshme me ndryshimet e Kushtetutës sonë si një hap të rëndësishëm për prosperitetin dhe për të ardhmen evropiane të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Pikërisht arsyeja përse ne bashkohemi përmes mekanizmave të tillë siç është Komuniteti Politik Evropian – të gjithë së bashku, për të arritur një tranzicion energjetik, për të siguruar zgjerimin e Bashkimit Evropian, për të mbrojtur demokracitë evropiane nga agresionet me të cilat përballen. Prandaj, kisha nderin të marr pjesë së bashku me kryeministrin Kovaçevski në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Komunitetit Politik Evropian, i cili u mbajt në Kishinjev të Moldavisë”, theksoi Bytyqi.

Ai takimet në Kishinjev i vlerëson si një mundësi për konsolidim dhe forcim të mbështetjes nga e gjithë Evropa për hapat e ardhshëm për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian

“Makroni, Sholci, Fon Der Lajeni, Misheli, Mecola, Zelenski, Rama, Vuçiqi, Milatoviqi dhe shumë të tjerë.  Të gjithë ata na japin mirënjohje për atë që kemi arritur deri më tani dhe për të qenë shembull i një vendi që zëvendësoi izolimin me përparim. Dhe tani, të gjithë miqtë tanë evropianë presin që ne të marrim përgjegjësinë maksimale për vendimin  shtetëror që duhet të marrim në periudhën e ardhshme me ndryshimet në Kushtetutën tonë. Është qëndrim i përbashkët i të gjithë miqve tanë se me këtë do të bëjmë një hap tjetër domethënës për prosperitetin dhe të ardhmen evropiane të të gjithë qytetarëve të shtetit tonë”thotë Bytyqi dhe porosit se nuk ka alternativa të tjera për një të ardhme prosperuese dhe të sigurt.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like