Bylykbashi nxjerr “zbuluar” Bashën: Masakër ka qenë vitit 2001

by admin
Spread the love

Zgjedhjet e 25 prillit u trumbetuan me të madhe nga Partia Demokratike si masakër zgjedhore, por për këtë term ka pasur debate në PD,

Oerd Bylykbashi u shpreh se masakër zgjedhore ka pasur në vitin 2001 dhe se Bashës i pëlqeu termi për ta përdorur edhe këtë herë.

Deklarata e Bylykbashit:

“Raporti i ODIHR i ka nënvizuar problemet e zgjedhjeve të 25 prillit. Çështja kryesore e opozitës duhet të kishin qenë zgjedhjet dhe jo nxitimi i skajshëm i Bashës të rikonfirmonte veten. Ky proces shoi procesin ankimor dhe vërtetimin e shkeljeve gjatë zgjedhjeve te OSBE/ODIHR. Në mbledhje kryesie, unë kam refuzuar hapjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit si krejtësisht i pavend dhe që do të kishte pasojë në shuarjen e momenteve të rëndësishme tonat. Kemi pasur një debat edhe nëse ishin këto zgjedhje masakër apo jo. Masakër ka qenë vitit 2001. Bashës i pëlqeu termi masakër për ta përdorur”, tha Bylykbashi.

You may also like