Bylis nuk njeh rival dhe shkëputet i vetëm në krye, Korabi i bën presion Erzenit

by admin
Spread the love

Bylis nuk njeh rival në Kategorinë e Parë dhe ka filluar shkëputjen i vetëm në krye pasi mposhti minimalisht kundërshtarët e drejtpërdrejtë, Erzenin. Ballshiotët fituan me rezultatin 1-0. Ishte goli i Lorran në fundin e pjesës së parë që zhbllokoi rezultatin dhe mjaftoi për t’i dhënë tre pikët ekipit të Bylis.

Ndërkohë që rritet presioni për Erzenin e vendit të dytë pas fitores së Korabit në Sarandë me rezultatin 2-1. Ishte Marku që zhbllokoi rezultatin pasi shënoi me një 11-metërsh në pjesën e parë, ndërkohë që goli i Dragoj i dha qetësinë miqve. Nga ana tjetër, Onuh u përpoq të rihapte takimin në fundin e takimit, por Butrinti nuk ia doli dot të rrëmbente një pikë.

Pogradeci ka marrë një fitore me vlerë në shtëpinë e Besës duke e mposhtur me rezultatin e pastër 3-0. Siparin e golave e hapi Brahja në pjesën e parë ndërkohë që Topllari dhe Abazaj vulosën gjithçka.

Fitore kanë arritur edhe Beslidhja kundër Turbinës me rezultatin 3-1 dhe Apolonia në fushë kundërshtare kundër Shkumbinit me rezultatin 2-0. Për sa i përket sfidave Tërbuni-Lushnja dhe Tomori-Burreli, të dyja takimet u mbyllën në paqe me rrjeta të paprekura. /oversport.tv

KATEGORIA E PARË – Java 17
Bylis-Erzeni 1-0
Shënues:
Lorran 45’

Besa-Pogradeci 0-3
Shënues:
Brahja 16’, Topllari 66’ Abazaj 75’

Butrinti-Korabi 1-2
Shënues:
Onuh 87’ / Marku (pen) 35’, Dragoj 65’,

Shkumbini-Apolonia 0-2
Shënues:
Omeri 24’, 49’

Besëlidhja–Turbina 3-1
Shënues:
Marku 32’, 47’, Jaku 57’ / Shehi 43’

Tërbuni-Lushnja 0-0

Tomori-Burreli 0-0

You may also like