Buzëqesh trajneri i Belgjikës, Lukaku do të jetë gati për sfidën kundër Marokut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ky sezon nuk nisi ashtu siç duhet për Romelu Lukakun i cili hasi një dëmtim që në fillimin e sezonit. Kupa e Botës akoma nuk ka nisur për sulmuesin e Interit edhe pse Belgjika e nisi me përballjen kundër Kanadasë. Ish-sulmuesi i Chelseas do të jetë gati në sfidën kundër Marokut. Këtë gjë e konfirmoi trajneri i përfaqësuese belge.

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, foli rreth situatës që ndodhet 9-shi i skuadrës Romelu Lukaku. “Lukaku do të jetë gati për sfidën kundër Marokut. Sulmuesi tashmë është stërvitur dy herë me grupin dhe do të shohim se si do të reagojë. Gjithsesi nuk pres që ai të fillojë si titullar kundër Marokut.” – tha Martinez

29-vjeçari është në proces rikuperimi për të qenë gati 100% në ndeshjet e radhës kundër Marokut dhe Kroacisë. Në rast kualifikimi për raundin e 1/8 e botërorit, Lukaku i rikuperuar plotësisht do të jetë një armë shtesë për Roberto Martinezin. /oversport.tv

Foto: Belgian Red Devils, Facebook

You may also like