Buxheti ndan mazhorancën, Xhafaj dhe Braçe kritikë ndaj qeverisë, akuza për bujqësinë dhe koncesionet

by admin
Spread the love

Miratimi në parim i buxhetit për vitin 2022 ka ndarë deputetët e mazhorancës. Deputeti i PS Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së tij ditën e djeshme në Kuvend, është shprehur kritik ndaj qeverisë. Ai u shpreh, se fokusi i qeverisë duhet që të jetë tek koncesionet dhe tek prokurimet publike. Xhafaj theksoi, se duhet që të ketë masa të forta sa i përket shmangies së garës për konkurrim publik si për koncesionet edhe për prokurime.

“Fokusi dhe shqetësimi kryesor i qeverisë dhe vetë Kuvendit duhet të mbetet nevoja e masave shumë më të forta për administrimin e të ardhurave, veçanërisht të procesit të prokurimit të fondeve buxhetore. Me ligj duhet ndaluar çdo formë prokurimi që shmang garën dhe konkurrimin publik qofshin këto PPP, koncesione apo të ashtuquajturat prokurime sekrete”, tha ai.

Ndër të tjera, deputeti i PS Xhafaj u shpreh, se duhet që të kryhen kontrolle të shpeshta nga institucionet përgjegjëse. Ai theksoi, se duhet që të ketë edhe një hetim penal në rastet kur ka shkelje.

“Kjo kërkon ndryshime të forta në procesin e prokurimeve por sidomos procesin e kontrollit të tyre nga strukturat audituese dhe vetë KLSH. Por edhe në hetimin administrativ dhe penal ndaj tyre. Ashtu si me të drejtë kërkohet ngritja dhe forcimi i kapaciteteve profesionale të strukturave që realizojnë vlerësimin, kontraktimin dhe monitorimin e PPP, koncesioneve dhe prokurimeve publike në vlera të mëdha duke riparë dhe statusin autonom të tyre nga institucionet prokuruese për të mbikëqyrur me dorë të fortë kriteret dhe projektet konkurruese por edhe detyrimet përkatëse kontraktuale ligjore dhe financiare në interes të buxhetit të shtetit”, tha Xhafaj.

Ndërkohë edhe deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend u tregua kritikues ndaj qeverisë. Teksa foli për buxhetin për vitin 2022, ai u shpreh, se përsos të gjithë të mirave që sjell buxheti dhe parasë së madhe që ka në qarkullim, atë e shqetëson më shumë goditja e bujqësisë dhe e fermerëve që po shtrydhen nga taksat dhe akcizat që ndryshojnë vazhdimisht. Braçe theksoi, se duhet që të ketë më shumë mbështetje për bujqësinë dhe bujqit.

“Ajo që më shqetëson nga paketa fiskale është goditja që i bëhet bujqësisë, e kemi nisur në 2018 goditjen dhe vazhdon në këtë sektor, me skemën e TVSH të pabarabartë në hyrje dhe dalje, në imputeve bujqësore edhe në prodhimin e buqëve duhet barazi. Ne prekim favoret për bujqit, por nga ana tjetër nuk prekim favoret për ndërtuesit. Ne prekim akcizën për imputet bujqësore, por nuk prekim akcizën për birrën. Është koha të mbështesim bujkun dhe të krijojnë një dysheme për çmimin e prodhimit e tyre. Fermerët po shtrydhen nga fuqia e përqendruar në tregun e imputeve bujqësore, përftimi i fermerëve nga vlera e produkteve të tyre ka rënë”, tha ndër të tjera deputeti i PS Erion Braçe.

You may also like