“Buxhet qesharak për sportin”! Kreu i KOKSH-it Fidel Ylli flet si sindikalist

by admin
Spread the love

Organizatat sportive në vendin tonë janë të pakënaqur me buxhetin që qeveria ka parashikuar për sportistët dhe aktivitetet sportive.

Federatat sportive, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Organizata Kombëtare Antidoping financohen me fonde të dhëna nga buxheti i shtetit.

Sipas kreut të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, fondet për sportin, jo vetëm që nuk janë rritur, por janë reduktuar. I ftuar në “Top Talk”, ai u shpreh se është e turpshme që të kemi këtë buxhet minimal.

Kjo është për të vënë duart në kokë. Kryeministri thotë që janë rritur buxhetet për mësuesit, për pensionet etj., ndërsa për sportin, me aq informacion sa kam marrë nga Ministria e Financave është ulu me gati 500 milion. Kjo është e pafalshme.

Qeveria ndërton stadiumin e Kukësit p.sh. dhe thotë ky është buxheti, e fusin brenda buxhetit për sportin. Është tjetër zëri i investimeve dhe shpërblimeve. Ne flasim vetëm për grantin: trajtimi i sportistëve dhe bërja e aktiviteteve sportive që bën çdo federatë. Kupa e republikës, kampionati kombëtar, lojërat mesdhetare, kupat e botës bëhen me këto buxhete minimale që në përgjithësi

Kanë qenë 1 milion e 600 mijë dollarë për 24 federata, është ulur me 500 milion lekë (të vjetra)”.

Ylli shprehet se KOKSH ka ndërtuar një strategji për prezantimin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike të Parisit, ndërsa prisnin rritje të buxhetit për t’u paraqitur si duhet.

Duhet të flasim me strategji. Ku jemi? Kush janë potencialet tona dhe si do të shkojmë në vitin 2024.

Nëse qeveria nuk e ka seriozisht çështjen e sportit, ta dimë dhe t’i themi opinionit sportiv rrini këtu ku jeni, luani me këto porta të vogla, po morët ndonjë medalje mirë. Po të paktën duhet ta dimë. Është e pafalshme të ulen buxhetet e sportit. Ne falë Zotit që na financojnë komitetet ndërkombëtare, na financon komiteti olimpik ndërkombëtar, i jemi lutur atyre”.

Në formën e lutjes, ai thotë, që të paktën buxheti të qëndrojë aq sa ka qenë vitin e kaluar.

“Unë e kuptoj që qeveria gjendet përballë pandemisë, ka pasur tërmet, rindërtime, por të nha lërë të paktën aty ku ishim vjet. Të thonë nuk jua rrisim tonë se s’kemi mundësi, por jo të na e ulësh.

Kur të vijë kreu i komitetit olimpik hungarez, do të kemi takim me kryeministrin dhe ndër të tjera do e diskutoj dhe këtë gjë. Dua të di nëse është porosi e tij, e ka bërë Ministria e Financave. Ne duam të dimë çfarë po ndodh. Pse sportit i janë ulur buxhetet?”


Top Channel

You may also like