Busquets zbulon arsyen “qesharake” të dhënë nga gjyqtari për mos-akordim të pozitës jashtë loje në golin e Mbappes

by admin
Spread the love

Sergio Busquets ka dhënë disa komente të shpejta pas finales së Ligës së Kombeve.

Mesfushori i kombëtares së Spanjës ka zbuluar fjalët e gjyqtarit të takimit, për arsyen e mos-anulimit të golit të Kylian Mbappe.

Mbappe shënoi një gol pas një pozite të dyshimt, por me asistencën e VAR goli u pranua. Por, pse?

“Gjyqtari na tha se Eric tentoi të luante me topin, prandaj nuk ishte pozitë jashtë loje. Sigurisht që ai donte të merrte topin, pasi Mbappe ishte aty dhe në pozitë jashtë loje. Kjo nuk ka asnjë kuptim”, ka thënë Busquets.

Franca fitoi 1:2 në finalen e Ligës së Kombeve, me golin vendimtar nga Mbappe.

You may also like