Busquets braktis Barcelonën në fund të sezonit, destinacioni i ri larg Spanjës

by admin
Spread the love

Një tjetër largim i dhimbshëm pritet të ndodhë nga Barcelona në verën e ardhshme. Mediat spanjolle raportojnë se Sergio Busquets ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me katalanasit që i skadon në 30 qershor 2023.

Mesfushori legjendar i katalanasve e konsideron momentin e duhur për tu larguar nga “Camp Nou”, ndërkohë që është zbuluar edhe destinacioni i tij i radhës. 34-vjeçari duket se është tunduar nga një transferim tek Inter Miami në SHBA dhe e konsideron moshën e tij të duhurën për të tentuar edhe një eksperiencë të radhës, përpara se të ‘varë këpucët në gozhdë’.

Spanjolli ngelet një element shumë i rëndësishëm dhe i vlerësuar nga trajneri Xavi, jo vetëm për atë që jep në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes. Megjithatë, përtej dëshirës së Barcelonës për ta mbajtur edhe një vit tjetër, duket se mesfushori tashmë e ka marrë vendimin e tij./Oversport.tv

Foto: Sergio Busquets Facebook

You may also like