Burri që flaku $200mln në Bitcoin, shpreson t’i rekuperojë me anë të robotit të inteligjencës artificiale (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një inxhinier kompjuterësh që aksidentalisht hodhi në mbeturina memorien e kompjuterit të tij me rreth 200 milionë dollarë në vlerë kriptovalutash Bitcoin, thotë se do të përdorë inteligjencën artificiale për të kërkuar mes mijëra ton mbeturinash në landfill.

James Howells kishte hedhur memorien e laptop-it të tij të vjetër ku gjendeshin 8000 Bitcoin në vitin 2013 dhe tani beson se mund ta rigjejë atë në një pikë grumbullimi mbeturinash në  Neëport, në jug të Uells.

Më parë autoritetet vendore kishin mohuar kërkesën e përsëritur të 37-vjeçarit për të kërkuar në vendgrumbullim por tani ai ka nisur një bashkëpunim të teknologjisë së lartë për të rekuperuar asetet e tij dixhitale.

Propozimi i tij do të përdorë inteligjencën artificiale “AI” për të operuar një krah mekanik që do të kërkojë mes mbeturinave.

Kërkimet do të përfshijnë gjithashtu qen robotë në formë sigurie, në mënyrë që askush tjetër të mos vjedhë ‘hard drive-in’ e kompjuterit të tij të çmuar.

Howells thotë: “Të gërmosh një landfill është një operacion shumë i gjerë por kemi siguruar fondet dhe me teknologjinë e fundit mund të rekuperojmë objektin.”

Howells beson se kërkimet do të kërkojnë nga nëntë deri në 12 muaj, por nuk ka garanci se do të jenë të suksesshme apo nëse bitcoin-ët që ka akumuluar gjatë viteve do të mund të rekuperohen nga memoria.

Një zëdhënës i këshillit bashkiak të Newport tha: “Ne nuk mund të lejojmë kërkime brenda landfillit pasi ka detyra për të menaxhuar impjantin. Kjo mund të sjellë rreziqe ekologjike megjithse bëhet fjalë për një shumë të madhe parash”.