Burri në ‘intimitet’ me partneren në tualetin e barit sulmon egërsisht pastruesin që i ndërpreu (fotot)

by admin
Spread the love

Një klient ‘në epsh’ në një diskotekë në Australi ka rrahur rëndë një pastrues që i kërkoi të dilnin nga tualeti i personave me paaftësi, ku çifti ishte futur.

Në pamjet e rënda shihet ish-ushtaraku Billy Dean Fallon, 28 vjeç që godiste vazhdimisht pastruesit pasi doli nga tualeti i femrave ‘me paaftësi’ në diskotekën Nightjar në Queensland, në janar të këtij viti.

Dje në gjyq Fallon pranoi sulmin dhe lëndimet trupore duke u dënuar me 1 vit burg, por iu dha liri me kusht. Ai u urdhërua t’i paguajë viktimës $1,500 dëmshpërblim, sipas rrjetit vendas Gold Coast Bulletin.

Në pamjet e rënda të kamerave të sigurisë që u shfaqën në gjyq shihet Fallon që sulmon rëndë pastruesit duke e goditur edhe pasi bie në tokë.

Ndërsa një vajzë bionde me fustan jeshil shihet që del nga tualeti ku ishte sulmuesi.

Avokati i sulmuesit tha se ai ishte duke hyrë në intimitet me partneren e tij kur dikush nisi të trokiste fort në derë, prandaj veproi impulsivisht duke menduar se po mbronte veten dhe partneren”.

Viktima u dërgua në spital me hundë të thyer dhe lëndime të shumta.