Burri i reagon Palomës pasi ajo tregoi problemet e tij me alkoolin – Shqip

by admin
Spread the love

10:11 | 16 Tetor 2021

Me fillimin e formatit të “Big Brother VIP”, zbuluam shumë të panjohura dhe detaje personale nga personazhet publikë që u bënë pjesë e tij.

Zbuluam tradhëtinë që kishin pasur apo që kishin kryer ndaj partnerëve të tyre, zbuluam detaje nga fëmijëria, zbuluam dhe dramat e tyre më të mëdha të jetës dhe sfidat me të cilat ata janë përballur.

E tillë ka qenë dhe një nga situatat e mbrëmshme ku, Paloma në një bisedë me Monika Lubonjën rrëfeu dhunën nga bashkëshorti i saj, muzikanti Alandy. Gazetarja e njohur tregoi të gjithë skenën e momentit kur është dhunuar nga ai. Sipas versionit të Palomës, veprimet që ai ka kryer ndaj saj, ishin shumë të rënda dhe se ajo e ka duruar këtë situatë për 8 vite rresht, pasi Alandy më parë ka pasur një varësi ndaj alkoolit.

Më kapte kështu për të më përplasur në tokë. Më pëplaste në tokë. Dhe unë që mbahesha tek ai, sepse mendoja se do të më plaste koka në tokë si shalqi. Siç ishte nga kuzhina me thikën në dorë dhe unë që i thoja: “Të lutem hiqe thikën”. Më mori nga dera përjashta për të më hedhur në tokë. Aty pastaj mora policinë. U bëmë gazi i botës, po nuk kisha çfarë të bëja. Durova 8 vjet, vitet e fundit e fundit u rëndua gjendja. E humbi logjikën.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar bashkëshorti i saj, Alandy i cili e ka pranuar se në fakt ka ushtruar dhunë ndaj saj në atë periudhë të jetës së tij, mirëpo ndihet i lënduar që ajo e tregon vazhdimisht pasi prej dy vitesh ai ka ndryshuar, shkruan TAR. Në një intervistë të bërë së fundmi, ai është shprehur:

Unë nuk fsheh çfarë kam bërë në jetë dhe nuk i kam fshehur ndonjëherë problemet që kam pasur me alkoolin. Por, tashmë u bënë dy vite që unë vetëm po prodhoj muzikë të mirë dhe i jam dedikuar familjes. U ndjeva pak i lënduar që po e tregonte disa herë. Sepse nuk më mërzit fakti që i tregon historitë e jetës, por fakti që i përsërit shumë shpesh.

You may also like