Burri humbet pronën bregdetare $100,000 ndaj fqinjes, sipas ligjit të kontestuar të ‘së drejtës pas përdorimit’ (fotot)

by admin
Spread the love

Një burrë në SHBA ka humbur pronën e tij me vlerë $100,000 në një komunitet bregdetar në Delaware, pasi fqinja e tij që e perdorte parcelën pretendoi “të drejtën pas përdorimit të gjatë”, në një ligj thuajse të panjohur të pronësisë.

Burton Banks u detyrua të transferonte titullin e pronësisë te Melissa Schrock për tokën arë që i kishte lënë babai i tij, sipas një klauzole thuajse sekrete të kodit të pronësisë, shkruante rrjeti vendas Delaware News Journal.

Banks kishte dashur ta shiste pronën në qytezën Ocean View në vitin 2021, kur zbuloi se Schrock mbante aty një kolibe me dhi prej disa dekadash, ndërsa rreth dy të tretat e pronës së Banks i kishte përdorur për qëllime të tjera.

Disa javë më vonë gruaja refuzonte të largohej dhe Banks ngriti ankesën për largimin e saj nga autoritetet.

Por Schrock depozitoi kundër-pretendimin e saj të zotërimit në lidhje me shtëpinë e kafshëve që kishte aty prej kohësh, shkruan gazeta vendase.

“Kjo ka qenë kopshti prapa shtëpisë time që kur kam qenë fëmijë,” tha Schrock për rrjetin lokal News Journal.

Dhe gjykatësi pranoi pretendimin se Banks dhe partneri tij jetonin më shumë në Atlanta dhe se vinin shumë rrallë në Ocean View.

Vizitat e tyre të shkurtra e bënin të vështirë të bindej gjykata se Schrock e kishte përdorur tokën pa leje gjatë dy deladave të fundit.

Gjykata e lartë e Delaware i dha Schrock titullin e pronës muajin që shkoi, ndërsa Banks tha për mediat se nuk mund të përballonte financiarisht ankimimin në apel por “shpresonte që kjo të shërbente si një paralajmërim për të tjerët”.

Çuditërisht babai i Banks i kishte lënë një parcelë toke ngjitur nënës së Schrock, kur ishin fqinjë, e cila pas vdekjes ia la të bijës.

Në një tjetër rast të ngjashëm në vitin 2015, Gjykata e Delaware i dha titullin e një prone 5 hektarëshe një gjuetari që vetëm e kishte përdorur tokën prej 15 vitesh, edhe pse nuk ishte e tij, shtonte rrejti vendas.